☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.16%
DOW 52,492 ▲0.22%
NASDAQ 26,457 ▼0.08%
NAFTA 103.43 ▲3.53%
ARI 4,052 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,504 ▼ -0.04% ETH $2,332 ▼ -0.6% XRP $1.3109 ▼ -0.75% SOL $100.9200 ▲ +0.03%
S&P 500 7,735 ▲0.16 % DOW 52,492 ▲0.22 % NASDAQ 26,457 ▼0.08 % NAFTA 103.43 ▲3.53 % ARI 4,052 ▼0.57 % S&P 500 7,735 ▲0.16 % DOW 52,492 ▲0.22 % NASDAQ 26,457 ▼0.08 % NAFTA 103.43 ▲3.53 % ARI 4,052 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Qukës–Qafë Plloçë, segmenti që shkurton distancën Korçë-Tiranë, do të përfundojë në vitin 2025

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në lotin 3 të aksit Qukës – Qafë Plloçë. Rama u shpreh se ky është një segment panoramik që shkurton distancën Korçë -Tiranë, duke kaluar përmes bukurive të Mokrës.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë nxit zhvillimin e turizmit në zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shkurton ndjeshëm distancën me Tiranën.

I gjithë financimi për ndërtimin e tre loteve të rrugës Qukës-Qafë Plloçë arrin në 255.8 milionë dollarë.

Ky projekt përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, rruga lehtëson trafikun, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, si dhe shkurton kohën për transportin e mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Ndërkohë, puna për ndërtimin e lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.