Politika

Qytetarët fikin makinat në rrugët kryesore-Basha: Fillimi i protestave pranverore

Partia Demokratike ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë ka nisur protestën  në orën 11.00, duke ndalur e fikur makinat për 5 minuta, në shenjë protestë për çmimin e karburanteve, për energjinë, për taksat dhe çmimet e larta që sipas demokratve po rrënojnë ekonominë individuale, familjare dhe kombëtare.

Basha-protesteKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 11.00, kur makinat kishin ndaluar në rrugët kryesore të kryeqytetit,  në një prononcim për mediat përgëzoi shqiptarë që u bënë pjësë e protestët, duke u shprehur se “kjo shënjë protestë është kundër rritjes së çmimit të karburantit, ku Shqipëria është lidër i rritjes së çmimit të karburantit në Evropë. Taksa e naftë që përkthehet në çmimin e lartë të naftës, ju merrë dy herë më shumë se mesatarja e të ardhurave sesa ju merr evropianve. Kjo është taksa Rama, taksa e papërgjegjëshmerisë e arbitraritetit e kientelizmit që kanë instaluar në pushtet, dyshja Rama-Meta”.

“E sotmja është dita e parë e protestës për shqiptarët të cilët refuzojnë dhe nuk mund të pranojnë më të nëpërkëmben dhe shpërfillen, të trajtohen si skllevër të një qeverie që vazhdonë t’u marrin shqiptarëve dhe kacillen e fundit, por ky është vetëm fillimi i protestave”, tha Basha.

Qarkullimi i atomjeteve për disa minura ka ndaluar në rrugët kryesore të kryeqytetit duke krijuar një anamoli në qarkullim, por më pas gjithçka i është kthyer normalitetit.

_MG_5131Makinat u fikën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në autostradën Tiranë- Durrës, Fier, Berat, e Vlorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button