☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,028 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,033 ▼ -0.63% ETH $2,319 ▼ -0.99% XRP $1.2793 ▼ -1.74% SOL $100.6400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,028 ▲0.49 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,028 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetarët protestojnë për të 29-ën ditë me radhë përpara Kryeministrisë, kundër investimit në Zvërnec.

Në protestë u kërkua që “partitë e vogla mos ta përdorin këtë protestë për fushata dhe qëllime personale. Jo vetëm Rama dhe Berisha, por 140 parlamentarët në burg. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.”

Ndërkohë një tjetër qytetar nga podiumi i protestës kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Sali Berishës. Ai ngriti një sërë shqetësimesh nga çmimet e shtrenjta, te emigracioni.

“Ne jemi populli që kemi treguar këto 35 vite durim. Kemi duruar mashtrimet e tyre, gënjeshtrat, braktisjen. Asnjë gjë, asnjë projekt, asnjë sipërmarrje që është marrë nga këta, qoftë nga Berisha apo Rama, asnjë nuk është kryer me sukses deri në fund. Me të gjitha është vjedhur, abuzuar, mashtruar.

Fatkeqësisht, Kushtetuta thotë që Presidenti ushtron vullnetin e popullit. Presidenti ynë është qesharak. U zgjodh që të mos dilte asnjëherë në media e të mos fliste asnjëherë për asnjë gjë. Nuk kemi nevojë për të, se ne flasim vetë”, tha qytetari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.