☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,618 ▼ -1.73% ETH $2,216 ▼ -1.36% XRP $1.3308 ▼ -1.26% SOL $82.2600 ▼ -2.86%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Qyteti port që ka humbur ujin

Në veri të republikës autonome Karakalpakstan, në Uzbekistan, përballesh me një pamje vërtetë të çuditshme. Këtu, rrethuar nga rëra, anijet e peshkimit qëndrojnë të bllokuar në shkretëtirën përvëluese, më shumë se 100 km nga deti.

2

Moynaq ishte dikur një komunitet i lulëzuar peshkimi në brigjet jugore të Detit Aral. Por tani uji është zhdukur, dhe gjithçka ka mbetur është një qytet i shkretë fantazmë që ndjehet shumë larg nga pjesa tjetër e botës.

3

Aral dikur ishte liqeni i kripur i katërti në botë me një sipërfaqe prej përafërsisht 68.000 km.2, që shtrihej nga Kazakistani në veri, deri në Uzbekistan në jug. Por në vitet 1960, kur sundimtarët sovjetikë devijuan rrjedhën e dy lumenjve që e furnizonin atë, me qëllim që të zhvillonin industrinë e prodhimit të pambukut në rajon, niveli i ujarëve nisi të ulet. Niveli i kripës gjithashtu u rrit në mënyrë drastike, duke vrarë shumicën e peshkut që mbeti. Gjatë 50 viteve të ardhshme, kjo fatkeqësi e tmerrshme mjedisore bëri që deti, dikur madhështor Aral, të tkurret në vetëm 10% të ish-madhësisë së tij.

4

Peshkatarët e Moynaq fillimisht e ndoqën detin, duke besuar se gjithçka do të kthehej në normalitet. Por ndërsa vitet kalonin, u bë e qartë se uji nuk do të kthehej më. Vetëm 18 mijë banorë kanë mbetur në shkretëtirën perëndimore të Moynaq. Më tepër se 100 mijë njerëz janë larguar nga vendi, shumica drejt Rusisë dhe Kazakistanit, në kërkim të punës.

“Këtu nuk mund të bësh asnjë gjë. Nëse je i ri duhet të largohesh. Ironikisht, shumica e njerëzve që jetojnë këtu, punojnë shumë dhe me paga të ulëta, në industrinë e prodhimit të pambukut – dhe është pikërisht kjo industri që shkaktoi tragjedinë tonë”, – rrëfen Mirbek, 24 vjeç.

5

Sot qyteti i përgjumur i Moynaq është i populluar kryesisht nga barinj, punëtorë pambuku dhe të moshuari, që u duhet të kujdesen për nipërit e tyre, prindërit e të cilëve kanë lënë qytetin për të gjetur punë.

Ata që kanë mbetur janë të gjithë të rrezikuar nga probleme shëndetësore. Pesticidet toksike që përdoren në industrinë e prodhimit të pambukut kanë ndotur seriozisht shtratin e detit të thatë, duke rezultuar në sëmundje kronike të tilla si kanceri, defektet e lindjes dhe të frymëmarrjes dhe çrregullime të imunitetit. Norma e kancerit të ezofagut në këtë zonë është 25 herë më e lartë se mesatarja botërore.

6

Moti gjithashtu ka ndryshuar gjatë dekadave të fundit. Përpara se niveli i ujit të fillonte të ulej, deti kontrollonte klimën e zonës, duke ulur temperaturat e larta dhe zbutur erërat e ashpra siberiane. Banorët e Moynaq tani janë të detyruar të durojnë një verë tepër të nxehtë (deri në 50 gradë celsius) dhe një dimër shumë të ftohtë (me temperatura më të ulëta se -40 gradë celsius).

7

Edhe pse jeta ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme në Moynaq, ka disa gjurmë shprese në horizont. Në vitin 2003, Kazakistani, me ndihmën e Bankës Botërore, filloi projektin restaurimit të veriut të detit Aral, për të rivendosur ujë në pjesën veriore të liqenit. Sot atje peshkimi është i mundur – megjithëse në një shkallë më të vogël se më parë – dhe ka shenja të reja të jetës në brigjet e detit. Shpresojmë se një ditë kjo iniciativë do të përsëritet në Uzbekistan, dhe anijet e peshkimit do të vozisin edhe një herë ujërat rreth Moynaq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.