🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 89.63 ▼1.83%
ARI 4,365 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,604 ▼ -1.32% ETH $1,671 ▼ -0.68% XRP $1.1543 ▼ -0.29% SOL $66.0300 ▼ -0.95%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.63 ▼1.83 % ARI 4,365 ▲0.03 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.63 ▼1.83 % ARI 4,365 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: 63% e maturantëve të arsimit profesional punësohen pas diplomimit. Synojmë që 1 në 3 nxënës ta zgjedhin si mundësi karriere

Kryeministri Edi Rama deklaroi se arsimi profesional në vend ka pësuar një transformim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit, duke u kthyer nga një sektor i degraduar në një alternativë tërheqëse për të rinjtë.

Gjatë një aktiviteti kushtuar arsimit dhe formimit profesional, Rama tha se sot 3 500 maturantë të arsimit profesional po zhvillojnë provimet e tyre, ndërsa bilanci i reformave në këtë sektor është “domethënës dhe inkurajues”.

Kryeministri bëri të ditur se aktualisht 20% e nxënësve zgjedhin arsimin profesional, ndërsa objektivi i qeverisë është që në të ardhmen një në tre nxënës të ndjekë këtë rrugë arsimimi.

“Sot është një ditë e rëndësishme, pasi 3 500 maturantë të arsimit profesional po zhvillojnë provimet e tyre. Është gjithashtu një ditë kur bilanci i deritanishëm është domethënës dhe shumë inkurajues.

Kur e nisëm këtë rrugë, gjetëm një arsim profesional të degraduar dhe të padobishëm për të rinjtë, të cilët nuk gjenin aty kushtet e nevojshme për të mësuar zanatin e tyre. Nuk kishte laboratorë, mungonin kushtet minimale infrastrukturore dhe nuk ekzistonte asnjë lidhje mes arsimit profesional dhe tregut të punës.

Sot situata është krejt ndryshe. Të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional përbëjnë 20% të nxënësve dhe kjo është vetëm një fazë, pasi synimi ynë është që një në tre nxënës të zgjedhë arsimin profesional”, tha Rama.

Një nga treguesit më të rëndësishëm të suksesit të reformës, sipas Ramës, është punësimi i të diplomuarve. Ai tha se 63% e atyre që përfundojnë arsimin profesional arrijnë të punësohen, rezultat që lidhet me modelin e reformimit të sistemit sipas praktikave të Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë.

“Dikur ky lloj arsimi shihej si një strehë për nxënësit me rezultate jo të larta. Sot jemi në kushte kur arsimi profesional është një zgjedhje e mirëfilltë dhe shifrat jo vetëm që reflektojnë këtë ndryshim, por edhe inkurajojnë të tjerët ta ndjekin këtë rrugë.

Sot, 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional punësohen, falë reformës që kemi ndërmarrë duke u mbështetur në modelet e Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë”, tha ai.

Rama theksoi se forcimi i lidhjes mes shkollave profesionale dhe tregut të punës mbetet një nga prioritetet kryesore për të rritur mundësitë e punësimit dhe për të përgatitur të rinjtë për nevojat e ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.