Politika

Rama-Ahlin: Suedia mbështetëse e perspektivës së integrimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin.

unnamed122Në takim u nda vlerësimi i përbashkët se marrëdhëniet mes dy vendeve qëndrojnë mbi baza të forta, të mbështetura në respektin dhe mirëkuptimin reciprok. Vullneti i të dyja palëve është i plotë për t’i forcuar më tej ato.

Kryeministri Rama nënvizoi mirënjohjen e thellë ndaj Suedisë si një mbështetëse e hershme e zhvillimeve të gjithanshme të Shqipërisë dhe perspektivës së saj të integrimit europian.

Kryeparlamentari Ahlin siguroi se mbështetja e Suedisë do të jetë e vazhdueshme në përmbushjen e prioriteteve të integrimit.

Në takim u fol edhe për zhvillimet në rajon, për të cilin u nda besimi se e ardhmja europiane e tij përbën një forcë të madhe për konsolidimin e paqes dhe prosperitetit të rajonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button