☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.22 ▲1.24%
ARI 4,412 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +3.57% ETH $2,155 ▲ +4.91% XRP $1.4230 ▲ +3.47% SOL $91.4000 ▲ +5.95%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.22 ▲1.24 % ARI 4,412 ▲0.1 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.22 ▲1.24 % ARI 4,412 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Rama angazhohet për trajtimin e specializuar të 2-vjeçares së djegur në gjithë trupin

Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi.

Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, ka kërkuar informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit është kujdesur për t’i siguruar një kurim më të specializuar të menjëhershëm.

Deputetja e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastarliu, e cila vizitoi sot 2-vjeçaren, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, konfirmoi se tashmë është siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi.

Sipas Manastarliut, gjendja e vogëlushes paraqitet e rëndë, ndaj u mundësua edhe ndërhyrja sa më e shpejtë për t’i shpëtuar jetën.

Me porosi të Kryeministrit, i cili ndodhet jashtë vendit, unë jam këtu për të siguruar dërgimin për kurim të specializuar në një klinikë, e cila merret me trajtime të tilla në Turqi, për vajzën 2-vjeçare. Në fakt, ashtu siç referojnë edhe mjekët, gjendja është kritike. Nuk mund të jepen garanci. Por ajo çfarë ne sigurojmë është që do t’i jepet shërbimi më cilësor i mundshëm, pa humbur aspak kohë,” u shpreh deputetja Manastarliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.