Politika

Rama: Asnjë përpjekje për të eliminuar Doshin, nuk e di nëse vuan nga paranoja apo ishte pjesë e asaj farse

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në tv Klan se nuk ka pasur asnjë tentativë për të eliminuar deputetin Doshi. Ky sipas tij, është rezultati ku ka dalë policia pas pretendimeve dhe provave që Doshi pretendonte se kishte.

edi-rama-blendi-fevziu_opinion-dielli.al_Rama tha që ngjarjen ia ka rrëfyer vetë Doshi, por i cili i ka shprehur shqetësimin se ishte në dijeni të një komploti, ku përfshiheshin personat që tashmë dihet se kush janë, sic tha Rama dhe “që minsitri i Brendshëm i ka renditur dje besnikërisht”

“Kemi ndjekur këtë situatë hap pas hapi me minsitrin e Brendshëm dhe u njoftua edhe Kryeprokuri. Që të ketë një hetim ligjor duhet të ketë një kallëzim, gjë që deputeti nuk ka dashur asnjëherë ta bëj”, tha Rama.

Rama pretendon se videoja e bërë publike nga deputeti Doshi, ku tregohet skenari i atentatit të mbetur në tentativë ndaj Doshit e Fufit, nuk është gjë tjetër veçse një farsë. Sipas tij edhe Durim Bami, personi që do kryente atentatin është një aktor.

“Cdo deputet mund të shfaqet në derën e ministrit të Brendshëm dhe mund të pretendojë këtë histori. Por deputeti Doshi ka refuzuar të japë dëshmi, ndaj ka refuzuar dy oficerët. Ne e kemi marrë vesh qysh në krye të herës. Kjo është një bisedë kot, një farsë. Nuk ka pasur një përpjekje për të eliminuar deputetin. Deputeti dhe personat publikë mund të shfaqen me një person tjetër, në këtë rast Doshi është shfaqur me një aktor, i cili është futur në një rol. Mbi shqetësimin ministri ka ngarkuar policinë për të hetuar çështjen dhe policia ka dalë në konkluzionin që është një aktrim. Policia ka ndjekur rrugën e treguar nga indiciet, kjo nuk ishte përpjekje për të vrarë askënd. Drejtori i Përgjithshëm i policisë ka qenë atë ditë me ministrin. Nuk kërcënohej jeta e askujt. Policia ka marrë masat, ka marrë protagonistët në vëzhgim dhe ka arritur në këtë konkluzion që në momentin e parë është njoftuar Prokurori i Përgjithshëm që e ka ftuar Doshin të denonconte. Ministri i Brendshëm na ka informuar mua, Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llallën dhe kryeparlamentarin Meta menjëherë. Është një aktor, nesër mund të dalë video tjetër me aktor tjetër, ku pagues mund të dal unë apo Sandri dhe çfarë do bëjmë ne do ngrihemi në këmbë? Policia e ka ndjekur procesin ka fashikuj të regjistruar për këtë çështje”.

Më tej kryeministri është shprehur se kërkon që kjo çështje të zbardhet nga organet hetimore në mënyrë të plotë.

“Çështja do zbardhet nga pikëpamja penale. Pastaj kush janë organizatorët dhe nxitësit e këtij procesi do vërtetohet, por kjo është një farsë që ka sjellë në marrjen peng të opinionit dhe parlamentit të bazuar në një hiç. Nuk ka pasur komplot për të vrarë asnjë deputet. Personi i shfaqur në cilësinë e të penduarit ka refuzuar mbrojtjen edhe deputetit i është kërkuar të bëjë kallëzim dhe ka refuzuar. Kryeprokurorit i kërkova me këmbëngulje të zbardhë çështjen që e vërteta të dalë në diell, nuk ka më një person që aktron, por një person që është ndaluar nga policia”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button