☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.18 ▲2.55%
ARI 4,506 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,930 ▼ -0.76% ETH $1,981 ▼ -0.81% XRP $1.3268 ▼ -0.58% SOL $81.2800 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.18 ▲2.55 % ARI 4,506 ▼0.42 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.18 ▲2.55 % ARI 4,506 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Ata që flasin kundër Portit të Durrësit e bënë Shqipërinë 1 euro

Kryeministri Edi Rama deklaroi se për herë të parë shteti shqiptar është ortak në një investim kaq të madh, siç është porti turistik i Durrësit.

“Për herë të parë shteti shqiptar nuk merr vetëm taksa, por merr dhe pjesën e fitimit. Dhe e dini përse e merr pjesën e fitimit shteti shqiptar, 33%? Pikërisht, se as unë, as ata që punojnë me mua për këtë projekt të madh apo për projekte të tilla, nuk janë për ta marrë atë 33% për vete”, tha Rama, gjatë prezantimit të investimeve publike të kryera në bashkinë e Vlorës.

Rama tha se ata që vazhdojnë të flasin kundër portit të Durrësit janë ata që e bënë Shqipërinë 1 euro. “1 euro! Normalisht, me politikën e këtyre të ligjëruar ne mund ta kishim dhënë me 1 euro. T’i thoshim paguaj 1 euro këtu, merre për 99 vjet, bëj çfarë të duash”, tha ai.

Rama shtoi se “nëse del ndonjëri pastaj që ndryshon rrugë, ju e dini që s’ka punë me ne”.

“Kjo është e vërteta dhe është ende më e vërtetë që në momentin që porti turistik i Durrësit hap një tjetër perspektivë komplet për Durrësin dhe për gjithë Shqipërinë, vetvetiu rritet edhe vlera e Vlorës, e Sarandës, e Himarës dhe vlera e të gjithë Shqipërisë”, tha ai.

“Dje bëra një postim për një projekt të kompanisë që do bëjë portin e Durrësit, në Zagreb. Nuk e dija që projekti nuk kishte shkuar më tutje. Ishte një lajm që nuk e verifikova si duhet dhe e nxora. Më pas, doli që projekti nuk ka shkuar më tutje. Sot kërkova ndjesë! Pse? Sepse kush nuk është gënjeshtar nuk justifikohet. Thotë: më falni, kështu ndodhi! Ajo ishte diçka që boll të bëje një verifikim shumë të thjeshtë dhe dilte që s’kishte vazhduar. Nuk u bë ai verifikim, s’ka rëndësi si a qysh, kërkova ndjesë. Kush nuk është gënjeshtar, kërkon ndjesë! Thotë: më falni, këtu ishte gabim! Kurse këta gënje-gënje, shpif e shpif se diçka do mbetet, rokanisin kokën”, tha ai.

Ndërkohë, Rama theksoi se në Vlorë ka filluar puna për portin.

“Kur porti turistik dhe porti tregtar, dhe porti i peshkimit aty brenda portit tregtar, të mbarojë dhe do të mbarojnë brenda pak vitesh, vlera e këtij qyteti do rritet dyfish sa është sot. Periudha e dimrit, e cila është një periudhë më e vështirë për një qytet bregdetar që bazohet te turizmi dhe do ketë shumë më tepër gjallëri për shkak pikërisht të rritjes së madhe të aktivitetit dhe në portin turistik, dhe në portin tjetër”, tha ai.

Kryeministri theksoi se porti turistik do të sjellë jahte këtu dhe më tepër konsum në restorante, dyqane e pika të ndryshme shërbimi dhe këtu do rritet dyfish vlera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.