Rama: Ballkani Perëndimor plotësim për BE, Swoboda: Reforma në drejtësi rol të rëndësishëm
Ish-europarlamentari Hannes Swoboda ishte i ftuari i radhës në Qëndrën për Hapje dhe Dialog (COD), në Kryeministri për prezantimin me temë “Periferia sfidon qendrën”.
Në konferencë, ish-europarlamentarin i njohur Swoboda, në panel me Kryeministrin Edi Rama, diskutuan në një takim të hapur me gazetarë, politikanë, diplomatë, profesorë e studentë.
Ish-europarlamentari Hannes Swoboda deklaroi se migracioni po ndryshon shoqërinë, ndërsa sipas tij nuk është vetëm problem sasior.
Swoboda tha se Europa po përballet me krizën e refugjatëve. Ndër të tjera ish-europarlamentari pohoi se migracioni është keqpërdorur si vatra e terrorit.
Nga ana tjetër Swoboda lëshoi disa mesazhe të qarta, duke iu referuar politikës në tërësi, ndërsa theksoi se shumë qytetarë në vendin e tij nuk e durojnë dot politikën. Ai theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm, duke shtuar se ‘duhet të luftojmë për demokracinë’. ”Në vendin tim, njerëzit kanë mbështetje dhe nuk kanë lidhje me politikën. Ata nuk e durojnë dot politikën pasi duhet një lloj profesionalizmi.”, tha ai.
Ndërsa Kryeministri Rama e quajti, Hanes Swobodën si “mik i përkushtuar i Shqipërisë, i cili pavarësisht se në një periudhë të gjatë ka qenë në rangjet e para të socialistëve evropianë, kur ka qenë fjala për Shqiëprinë dhe për të ndihmuar për ndryshimet në Shqipëri ka qenë i drejtëpërdrejtë dhe nuk i ka kursyer as kritikat për mua”.
“I jam mirënjohës Hanesit sepse ka pasur një ndikim dhe sepse ka qenë i pransishëm me autoritetin e tij moral me kulturën dhe buajrinë e tij në mikpritjen e mendimeve të të gjitha palëve”, tha Rama.
“Kur flasim për Ballkanin Perëndimor fjala zgjerim nuk shkon sepse në fakt bëhet fjalë për një plotësim”, tha Rama.