Ekonomia
Rama: “Bankers” të dëmshpërblejë plotësisht banorët e Marinzës
Kreu i Qeverisë Edi Rama, lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Patos Marinëz, fajësoi 100 për qind kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum” për aksidentin me pusin e gazit.
Rama theksoi se kompania duhet të dëmshpërblejë në mënyrë të plotë të gjithë banorët e prekur.
“Përgjegjësia është 100 për qind e kompanisë dhe ajo duhet të shpërblejë 100 për qind banorët. Në vendin tonë ne jemi po aq ndërkombëtarë sa ndërkombëtarët”, tha kryeministri.