Rama: Dekriminalizimi, në shtator ligji. Do ndjekim modelin italian
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp të mbajtur në mesditë se në shtator do të hartohet ligji për dekriminalizimin, i cili do të synojë kalimin në një skaner të imtësishem të politikanëve dhe nëpunësve të administratës.
“Çështjen e rekordeve kriminale në politikë dhe administratë ne do ta trajtojmë ligjërisht. Kemi pununar për atë që jemi zotuar dhe me sesionin e ri diskutimi është, a do të jetë pjesë e reofrmës integrale në drejtësi apo ligj më vete. Por kjo është një çështje teknike. Ne do kalojmë një pr/ligj për gjithë ata që kanë pasur rekorde kriminale të gjykuara e jo të supozuara. Sipas periudhave, llojit të krimeve, etj. Nuk jemi aspak të gatshëm për gjueti shtrigash, atë e bën klubi i gjuetarëve të mbetur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të ricikluar në PD. Gjithasut, ne as bëjmë shpikje. Ne kemi marrë modelin e Italisë, që ka shumë pika të arsyeshme për të vepruar dhe mbi të do të veprojmë”, deklaroi Rama.
Kryeministri hodhi poshtë zërat për ndryshime në kabinetin qeveritar. “Rifreskimin qeveria do ta bëjë gjatë pushimeve të gushtit, kur secili nga ministrat do të shkojë për t’u rifreskuar me pushime, pastaj do të kthehet në punë dhe do vijojë punën kështu siç është. Nuk kemi në plan ndryshime qeverie, sepse nuk shohim arsye për t’i bërë”, tha Rama.
Ndër të tjera ai bëri të ditur se, e ka ftuar kryeministrin e Greqisë për vizitë në Tiranë dhe u shpreh se është gati ta mirëpresë në çdo moment. Por nga ana tjetër tha se, nuk ka në plan të vizitojë Greqinë këtë vit.
Në konferencën për shtyp ai ka prekur edhe çështjen e zonave të kontestuara detare të pasura me naftë, kërkimet në të cilat janë bllokuar.
“Është një humbje që nuk bëjmë dot kërkime në atë zonë, sepse është një zonë e kontestuar, që në gjykimin tonë i përket Shqipërisë. Por nuk besoj se mund ta dorëzozjmë atë pjesë të territorit vetëm sepse duhen bërë kërkime. Ai territor i përket Shqipërisë dhe kemi rënë dakord me palën greke që nëse nuk e gjejmë gjuhën e përbashkët në negociata, atëherë këtë do ta vendosë një palë e tretë”, shtoi Rama.