☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.49 ▼0.39%
ARI 4,591 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $74,418 ▲ +7.79% ETH $2,343 ▲ +5.01% XRP $1.2926 ▲ +18.44% SOL $89.0000 ▲ +5.51%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.49 ▼0.39 % ARI 4,591 ▲0.42 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.49 ▼0.39 % ARI 4,591 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama: Dikur ata që ishin në punë shteti largoheshin nëse merrnin pjesë në mitingje të opozitës, sot jo

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të diel, 7 qershor, në Elbasan për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

“Shumë faleminderit për mikpritjen tuaj në këtë vapë, është vërtet shenjë respekti për familjen tonë politike dhe për të gjithë ata që u nderuan këtu sot me medaljen e mirënjohjes për çfarë bënë në kohët shumë të vështira kur duhej dhënë jetë, forcë dhe kurajo PS-së”, tha ai.

“Ndërkohë që duke kujtuar të shkuarën është shumë e vështirë, sot janë bërë shumë vite t’u flitet për atë gjeneratë të re. As nuk e kanë idenë se çfarë ishte koha, rruga dhe sfida e PS-së në krijimin e saj dhe në vitet kur të ishe anëtar i PS-së nuk ishte e lehtë dhe vinte me lloj-lloj kostosh personale, familjare, profesionale. Shumë e shumë socialistë nuk kishin të drejtën e një pune për shkak se ishin anëtarë të PS-së.

Më kujtohet kur kemi bërë një takim këtu në Elbasan dhe kam marrë mesazh nga një mësuese, ishim opozitë, që shkruante se ishte votuese dhe anëtare e PS-së, e më kërkonte ndjesë që nuk vinte dot në miting, ashtu si plot mësuese të tjera, pasi kamerat, materialet filmike që publikoheshin në ekran merreshin dhe shikoheshin njerëzit një më një, dhe ata që ishin të pranishëm, në punë shteti largoheshin nga puna.

Sot, kjo është e paimagjinueshme. Sot kemi të tjera sfida, por sfida e sfidave është që të mos humbim më kohën e Shqipërisë, shanset e Shqipërisë, që të mos humbin trenat e historisë së këtij vendi, sepse kemi humbur shumë kohë, mundësi, disa herë trenin e historisë, pastaj jo në stacion, por në buzë humnerash jashtëzakonisht të rrezikshme…”, tha ai.

Në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.