⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,539 ▼ -0.96% ETH $2,429 ▼ -1.77% XRP $1.3001 ▼ -3.11% SOL $104.2800 ▼ -1.92%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, zhvillimet më shpresëdhënëse

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka folur lidhur me protestën studentore që po zhvillohet prej 5 ditësh në Tiranë. Berisha i ka cilësuar këto protesta si zhvillime shpresëdhënëse.

Ai theksoi se rinia studentore dhe e gjimnazeve është e vendosur të luftojë për të ardhmen e saj në Shqipëri. Berisha shtoi se ata po luftojnë për çdo shqiptar.

“Java ishte java e eksplozionit të revoltës më të fuqishme studentore që ka njohur vendi. Ishte java në të cilën studentët e universitetit të Tiranës, gjimnazeve të Tiranës dhe më pas gjimnazeve të qarqeve Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, universitetet e këtyre qarqeve dhe gjimnazet e këtyre qyteteve, dhe së fundmi dje greva e përgjithshme dhe gjimnazistëve në mbarë vendin, ishin zhvillimet më shpresëdhënëse, me jehonën më të madhe ndërkombëtare.

Ishin zhvillimet që dëshmuan, se rinia shkollore e Shqipërisë nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin shqiptar, diktaturën autokratike të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Se rinia e universiteteve dhe gjimnazeve të vendit nuk pranon më tutje piramidën e mashtrimit mediatik dhe propagandist që iu është bërë atyre në vite e vite.

Duke paraqitur farsën zgjedhore si votë të lirë. Duke paraqitur produktet e drogës si suksese. Duke mashtruar me idealet evropiane të cilat në të vërtetë rrënoheshin çdo ditë e më shumë. Duke korruptuar shtetin në çdo qelizë, gjuhën dhe mendimin.

Rinia studentore dhe e gjimnazeve të vendit u ngrit mbi këtë gërmadhë, e vendosur të luftojë për të ardhmen e saj të vërtetë në Shqipëri.

Në këtë kuadër, këta të rinj po luftojnë në të vërtetë për çdo shqiptar, për fëmijët e çdo shqiptari të ndershëm, po luftojnë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri.

Besoj se çdo qytetar, çdo prind, çdo burrë dhe grua, kudo që punon duhet të ndjejë përgjegjësinë reale ndaj tyre sepse narkoshteti nuk zbriti nga qielli.

Narkoshteti dhe Padrino që vrau, që dogji si zjarrvënësi më i egër i shqiptarëve, dogji ëndrrat e qindra mijëra të rinjve dhe i detyroi ata të largohen nga Shqipëria, nuk zbriti nga qielli, por ishte këtu midis nesh.

Edhe si një akt reflektimi që u pranua de facto të ndërtohet para syve tanë shteti i drogës. U pranua de facto që zgjedhjet të shndërrohen në farsë të turpshme zgjedhore dhe përsëri të quhen zgjedhje.

Edhe për faktin se kanë shpërthyer me dhjetëra e dhjetëra skandale, të cilat faktojnë vjedhjen e miliarda e miliarda eurove nga pronat publike dhe buxheti i shtetit, u vazhdua me të njëjtën tolerancë.

Pra, në njëfarë mënyre këta djem dhe vajza të mençur dhe guximtarë po përballen sot me egërsinë më të madhe të sistemit të bazuar në drogë që u ndërtua para syve tanë.

Të sistemit që u bazua në vjedhjen e shqiptarëve, ndaj të cilit nuk u reagua siç reagon çdo komb i qytetëruar kur ndjehet i vjedhur. Pra, ka një detyrim madhor ndaj këtyre të rinjve nga shoqëria shqiptare që të derdhet në rrugë dhe t’i mbështesë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.