Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.29 ▼2.34%
ARI 4,995 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,019 ▼ -0.47% ETH $2,323 ▼ -0.31% XRP $1.5248 ▼ -0.41% SOL $94.2300 ▼ -0.47%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.29 ▼2.34 % ARI 4,995 ▼0.26 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.29 ▼2.34 % ARI 4,995 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama do t’i shkarkonte më 26 qershor, por ja ç’thonë ministrat teknikë të Bashës

Ministrat teknikë të PD-së janë akoma në detyrë pavarësisht se gjatë fushatës Rama deklaroi se do t’i hiqte nga detyra sapo të merrte mandatin e dytë, kjo gjë nuk ndodhi.

Të kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” ministrat teknikë deklarojnë se ata janë dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe do të respektojnë nenin 106 të Kushtetutës, që do të thotë se do të rrinë deri në mandatimin e qeverisë së re.

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina u shpreh për “GSH”: “Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq”. Po në të njëjtin mendim ishte edhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Xhulieta Kërtusha. “Ne do të zbatojmë Kushtetutën, nenin 106”, – tha ajo.

E pyetur se kjo do të thotë që do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë së re, Kërtusha pohoi: “Po, patjetër”. Në nenin 106 të Kushtetutës përcaktohet: “Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës”.

Emërimi i 6 ministrave teknikë në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama ishte pjesë e marrëveshjes së dakordësuar më 18 maj, mes Ramës e Lulzim Bashës, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm.

Pikërisht pas propozimeve që kryeministrit Rama i erdhën nga kreu i opozitës Lulzim Basha, emrat u dërguan dhe u dekretuan edhe nga presidenti Bujar Nishani më 22 maj.

1 Koment

  • shqip 28 June 2017, 11:41

    Rama do te duket sa i perkushtuar do jete per popullin shqipetar nga ministrat qe do caktoje.Te zbatohet vetingu.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.