Politika
Rama falenderon Renzin: Europa duhet të përballet me frikën para se të jetë shumë vonë.
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot Kryeminstrin italian, Mateo Renzi për fjalimin e madh që mbajti sot në Strasburg.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” në gjuhën italiane, Rama shkruan se Europa duhet të ndalë të frymëzojë dhe të frymëzuarit frikë para se të jetë tepër vonë.
Kryeministri Italian mbajti një fjalim në Strasburg përpara Parlamenti Europian në kuadër të bilancit të presidencës italiane të Bashkimit Evropian që përfundoi më 31 dhjetor.