🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.74 ▲1.18%
ARI 4,677 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,897 ▼ -0.47% ETH $2,112 ▼ -0.3% XRP $1.3236 ▼ -0.61% SOL $79.9000 ▼ -2.79%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,677 ▼0.17 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,677 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama fton sipërmarrësit italianë: Shqipëria, taksë zero për hotelet me 5 yje

“Asnjë taksë për investimet me 5 yje në turizëm për 10 vjet”

Në një nga forumet e panairit ‘Fiera del Levante’ që po mbahet në Bari të Italisë, Kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në dukje lehtësirat që sipas tij ofron sistemi fiskal shqiptar për investitorët e huaj. Rama ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri.

“Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa u tmerruar nga taksat dhe burokracia. Gjithë ato që ëndërronin të kishin kur dëgjonin Kryeministrin tim të dashur Berluskoni, e kanë tashmë një Shqipëri: një vend pothuajse pa taksa”.

Një sektor për të cilin Rama ftoi investitorët të vijnë në Shqipëri është turizmi ku sipas tij janë ndërmarrë lehtësira të rëndësishme fiskale.

“Kushdo që investon në Shqipëri sot në turizëm me 5 yje mund të kryejë një aktivitet për 10 vjet pa asnjë taksë dhe TVSH në 6%. Nga pikëpamja e taksave ne jemi një vend normal, por krahasuar me Italinë ne jemi një parajsë tokësore”.

Kryeministri shqiptar vlerësoi bashkëpunim e qeverisë shqiptare me rajonin e Puljas.

“Shqipëria nuk do të ishte aty ku është sot, nëse nuk do të kishte miqësi me këtë vend të madh që është Italia. Ka shumë për të bërë së bashku, shumë më tepër mund të bëhen se sa është bërë. Ka jo vetëm lidhje miqësie dhe ndjeshmërie, por edhe interesa të rëndësishme të përbashkëta”.

Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se gjatë vizitës në Bari, Kryeministri shqiptar do të takohet edhe me përfaqësues të aeroportit të Puljas që kanë shprehur interes konkret për të marrë me koncesion për 35 vjet aeroportin e Vlorës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.