☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.46 ▼3.21%
ARI 4,986 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.09% ETH $2,330 ▲ +0.62% XRP $1.5282 ▼ -0.2% SOL $94.0400 ▲ +0.13%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.46 ▼3.21 % ARI 4,986 ▼0.44 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.46 ▼3.21 % ARI 4,986 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: I mirëpresim refugjatët sirianë

cKryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ka folur për krizën e refugjatëve me të cilën po përballet Europa.

Ai deklaroi se Shqipëria nuk do të mbyllë kufijtë për refugjatët nëse do të përballet ndonjëherë me një sfidë të tillë. “Mungesa e një politike të qartë në Siri dhe në vendet arabe na ka çuar në një gjendje shumë të rëndë. Shqipëria është një vend shumë i vogël, edhe pse në rritje, kështu që është e vështirë të japim këshilla. Deri tani nuk jemi përballur me këtë sfidë, pasi tendenca është largimi drejt veriut, drejt Gjermanisë. Kur dëgjojmë që ngrihen “muret e turpit” për refugjatët, ne qeshim, pasi në vitin 1999 mirëpritëm gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës. I krijuam mundësinë vendeve të NATO-s të lironin Kosovën. Nëse ne e mbajtëm atë dyndje, Europa mund t’ia dalë pa dyshim”, është shprehur kryeministri Rama.

Ndërkaq në lidhje me gazsjellësin e TAP-it, kryeministri tha se të ndalosh realizimin e këtij projekti është të ndalosh një burim shumë të rëndësishëm për të ardhmen, pasi është një “projekt shumë i rëndësishëm strategjik dhe shumë i favorshëm gjeopolitikisht”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.