Rama, intervistë për Tv Klan: Nuk do të ketë ndryshime në qeveri
Largimi i Erion Veliajt nga qeveria pasi do të garojë për Bashkinë e Tiranës nuk do të pasohet me formatim të ekzekutivit, por vetëm zëvendësim të tij. Kryeministri Rama e pohon këtë për herë të parë në një intervistë për Tv Klan
Mazhoranca i ka mbyllur tashmë të gjitha kandidaturat për kryetarë të bashkive. Mes socialistëve pati kritika se në përzgjedhjen e tyre nuk pati proces. Kryeministri nuk preferon t’i komentojë ato.
Komente nuk preferon të bëjë as për analizen e Ben Blushit për Rilindjen, por deklaron se është krenar dhe entuziast si në ditën e parë të qeverisë për projektin e Rilindjes.
Gara për Tiranën mbetet më e rëndësishmja për këto zgjedhje. Ndaj kreu i mazhorancës ka një koment për kandidatin e opozitës.
Kryeministri Rama u përgjigjet dhe akuzave të opozitës për keqeverisjen që sipas tyre i ka detyruar shqiptarët t’i drejtojnë sytë drejt Europës për të jetuar, çka ka rritur në mënyrë të paprecedent numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria në 2 vitet e fundit.