Politika

Rama: Komisioni i Dekriminalizimit nuk solli asgjë, e votojmë më shumicë votash

Kryeministri Rama tha se Komisioni i Dekriminalizimit nuk solli asgjë, përveçse propagandës. Pavarësisht pretendimeve të opozitës, Rama tha se procesi ka hyrë në rrugën normale të ballafaqimit dhe se do të votohet me shumicë votash.

“Komisioni nuk solli asgjë, përveç se prodhoi propagandë. Nuk kam pritur që ju të pranoni një produkt të përbashkët. Në mënyrë unilaterale paraqisni draftet e Partisë Demokratike, e jo të komisionit. Ka një draft të PD-së dhe një nismë e qeverisë që do i bashkëngjiten deputet e shumicës dhe procesi hyn në rrugën normale të ballafaqimit të dokumenteve. Jemi të gatshëm që të ju dëgjojmë dhe të biem dakord që është brenda kornizës që është e caktuar paraprakisht.

Jemi të interesuar që ta votojmë dekriminalizimin, doni apo s’doni ju. E kemi shtrirë në të gjithë funksionin publik, domethënë çdo kush që merr një rrogë nga taksat, duhet t’i nënshtrohet këtij verifikimit dhe nëse rezulton se je i inkriminuar sipas veprave të paracaktuara, nuk mund të marrësh pagë nga shtetit. Shpifje SHQUP-i, këtu nuk ka. Ky Parlament sa të jemi në këtu, nuk bëhet SHQUP”, tha kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button