Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 09 June 2026
S&P 500 7,388 ▼0.24%
DOW 50,871 ▲0.17%
NASDAQ 25,772 ▼0.61%
NAFTA 87.79 ▼3.84%
ARI 4,329 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,334 ▼ -4.02% ETH $1,638 ▼ -2.86% XRP $1.1342 ▼ -2.79% SOL $64.4900 ▼ -3.62%
S&P 500 7,388 ▼0.24 % DOW 50,871 ▲0.17 % NASDAQ 25,772 ▼0.61 % NAFTA 87.79 ▼3.84 % ARI 4,329 ▼0.79 % S&P 500 7,388 ▼0.24 % DOW 50,871 ▲0.17 % NASDAQ 25,772 ▼0.61 % NAFTA 87.79 ▼3.84 % ARI 4,329 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama konferencë me gazetarët e BE-së, u përgjigjet pyetjeve për protestat dhe projektin për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot, më 9 qershor, një konferencë për shtyp me gazetarët e mediave prestigjioze të Bashkimit Evropian, ku u ndal gjerësisht te protestat qytetare kundër një projekti në Zvërnec.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama e vlerësoi të drejtën për të protestuar si një arritje të madhe të kësaj dekade, duke sjellë në vëmendje ngjarjet tragjike të vitit 2011, kur katër protestues u vranë në bulevard.

“Ky është një vend i lirë, unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e di mirë, e njoh mirë shijen kur do të protestosh. Në këtë bulevard, vetëm më pak se 20 vjet më parë, apo më saktë në vitin 2011, katër protestues u vranë me armë, që i kishin vënë në shënjestër pikërisht nga kjo ndërtesë. Për mua është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori. Është vërtet diçka shumë e mirë, që njerëzit mund të protestojnë pa asnjë lloj problemi. Është një tjetër arritje e kësaj dekade. Një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë.

Ai sqaroi se reagimi qytetar u ndez fillimisht nga një akt i shëmtuar dhune i një roje sigurie ndaj një protestuesi, ngjarje për të cilën u morën masa të ashpra e të menjëhershme. Sipas kryeministrit, roja u arrestua, drejtuesi i Policisë së Vlorës u shkarkua, policia në terren u vendos në hetim dhe kompanisë private të sigurisë iu hoq licenca.

Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se ky episod dhune hapi rrugën për pikëpyetje më të mëdha, duke e shndërruar kauzën në një revoltë masive me thirrjet “anulo projektin”.

Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune, nga një roje sigurie ndaj një protestuesi, në kufirin e një toke për të cilën po flasim qysh prej një jave. Për këtë episod morëm masat më të ashpra dhe më të shpejta; roja u arrestua, drejtuesi i Policisë së Vlorës u shkarkua dhe policia, që ishte në terren, është vënë në hetim, ndërsa kompanisë së sigurisë i është hequr licenca.

Akti i dhunës ndezi ndjenjat dhe çeli rrugën për më shumë pikëpyetje për zhvillimin, pronën dhe projektin. Pastaj, befas, çështja u bë më e gjerë dhe tashmë prek gjithçka që është në rregull. Gjithçka ndryshoi sepse, befas, nuk ka projekt. Protesta u shndërrua në një protestë masive “anulo projektin”, por ndërkohë nuk ka projekt.

Nuk ka të bëjë me mua, me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar për gjysmë të vërteta që bëhen orë pas ore. Nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë”, tha Rama para gazetarëve të BE-së.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.