Rama-studentëve: 140 ditë protesta, kam dëgjuar vetëm “burg” dhe “dorëheqje”, por asnjë kërkesë konkrete
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, pavarësisht protestave të zhvilluara prej më shumë se 140 ditësh, studentët nuk i kanë paraqitur, sipas tij, kërkesa konkrete përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me të. Gjatë reagimit të tij, Rama tha se ka dëgjuar thirrje për burgosjen dhe dorëheqjen e tij, por jo kërkesa që të mund të diskutohen përmes dialogut.
Rama theksoi se kërkesa për dorëheqjen e tij është legjitime në një sistem demokratik, por sipas tij, ajo duhet të shoqërohet me argumente dhe një përballje përmes dialogut.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri iu përgjigj edhe kritikave se qeveria nuk ka reflektuar ndaj shqetësimeve të protestuesve. Rama deklaroi se i ka dëgjuar me vëmendje zhvillimet dhe se, sipas tij, nga faza e parë e protestave janë nxjerrë mësime që po zbatohen gradualisht.
“Kam dëgjuar o në burg o në litar, kam dëgjuar nuk duam dialog, jep dorëheqjen dhe nuk kam dëgjuar asnjë kërkesë. Keni ardhur aty 140 kusur ditë dhe asnjëherë nuk keni trokitur te dera dhe të thoni duam të të themi që pse duhet të ikësh. Me ‘o në burg o në litar’ si në ato sheshet e mesjetës, nuk jemi më në shek.XXI, nuk jemi më në atë që kemi zgjedhur, një sistem demokratik. Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normal enë botë, por si do iki unë? Të paktën hajde më bind pse duhet të iki unë, ose të të bind unë se pse nuk duhet të iki unë. Këta klounët ‘jo po nuk keni reflektuar’. Në nuk kemi reflektuar? Unë e kam dëgjuar me shumë kujdes, por ne kemi dalë nga faza e parë e masivitetit të flamingove me mësime që po i vëmë në jetë një e nga një. Nuk e dëgjoj më Zvërnecin sepse e gjithë e vërteta është online tani, transparente. Të gjitha konspiracionet kanë rënë sepse janë aty te Flamingo Mirror”, deklaroi Rama.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.