Rama: Kriza në energjetikë, pasojë e atyre që për të mbajtur pushtetin shitën atdheun
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se gjendja në të cilën ndodhet sistemi energjetik me mbi 1 miliard borxhe dhe 80 për qind të sistemit të amortizuar është pasojë e injorancës së keqqeverisjes së shkuar dhe përpjekjes së atyre, që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, shitën të ardhmen e atdheut.
Duke iu referuar operacionit mbarëkombëtar të nisur prej disa muajsh në kudër të mbledhjes së detyrimeve te prapambetura që konsumatorët dhe bizneset kanë ndaj sistemit energjetik Rama garantoi se kjo rrugë e ndërmarrë nga qeveria nuk do të zmbrapset asnjë centimetër deri në kthimin e të gjithë borxhit, që do të gjenerohet më pas në shërbime për vetë shqiptarët.
Rama ka këmbëngulur sërish se nuk është varfëria ajo që i ka bërë shumë shqiptarë të mos paguajnë energjinë elektrike, por politika e mbrapshtë e ndjekur vitet e fundit.
Kreu i Qeverise premtoi se kjo reformë synon që brenda 5 viteve të vihen në funksion 1,1 milion matës inteligjentë të energjisë elektrike, në mënyrë që secili konsumator të ketë mundësinë, nëse do, që ta parapaguajë energjinë elektrike.
Po kur tensioni ne hyrje ne familjaret eshte me i vogel se 110 volt kur duhet te jete 220volt so duhet te paguajne familjaret 50% te fatures ?
Kush vjedh shteti familjaret apo shteti familjaret, shikoni tensionin ne fshatra zoterinj te oshee dhe gazetare investigues nese ka?