⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,520 ▼ -0.11% ETH $2,336 ▼ -1.21% XRP $1.2969 ▲ +1.33% SOL $101.0400 ▼ -0.31%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama: Kush kërkon largimin tim, gabohet se më imponohet me dhunë. I gatshëm për dialog me këdo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë dhe paketën e re ligjore kundër dhunës dhe asaj që e cilëosn si anarki urbane, duke theksuar se nuk do të largohet nga detyra përmes presionit apo dhunës. Ai u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë largimin e tij dhe të protestojnë lirisht, por paralajmëroi se shteti do të reagojë ndaj kujtdo që cenon pronën publike e private dhe sigurinë e qytetarëve.

Rama theksoi se detyra e institucioneve është të garantojnë zhvillimin e protestave pa presion, ndërsa u shpreh i gatshëm të ulet në dialog me këdo.

“Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje alla shqiptarçe kur i thonë fjalës. Nuk ka asnjë pikë apo nen të saj që bie ndesh me lirinë e me të drejtat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim nga detyra jo sot, po dje, është në lirinë e të drejtën e tij që ta mendojë, ta thotë, ta propagandojë e ta kthejë në protestë këtë kërkesë të tij. Deri këtu është detyra ime dhe e qeverisë që të garantojmë se protesta e kujtdo që do një qeveri tjetër dhe një kryeministër tjetër të zhvillohet pa asnjë trysni.

Ende më shumë se kaq, unë jam i gatshëm të ulem e të dëgjoj këdo që do të ma shprehë kundërshtinë e tij ballë për ballë, e të më parashtrojë kërkesat që mendon se qeveria duhet të marrë parasysh. Sepse unë besoj se kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë apo me çfarëdo forme tjetër, por nuk mendoj se ka gabim çdo gjë që thotë e që kërkon”, tha Rama.

Megjithatë, Rama kundërshtoi përdorimin e dhunës si mjet për të imponuar ndryshime politike, duke theksuar se shteti ka detyrimin të mbrojë qytetarët dhe pronën nga aktet e dhunshme.

Ai akuzoi organizatorët e protestave të dhunshme se synojnë të destabilizojnë vendin dhe theksoi se personat që shkatërrojnë pronën nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.

“Përtej këtij kufiri, unë kam detyrë të mbroj vendin dhe njerëzit nga çdo përpjekje për ta kthyer Shqipërinë mbrapa, ndërsa shteti ka për detyrë t’i tregojë vendin çdokujt që ngre dorën kundër pronës publike e private, që kërcënon rendin dhe sigurinë publike.

Kjo është përgjigja jonë ligjore e institucionale ndaj dhunës e anarkisë urbane të ushqyer këto ditë nga gjithëfarë duarsh të mbrapshta dhe të ushtruar nga një turmë dhunuesish, të cilët tanimë mund ta shohë tërë Shqipëria se kush i sjell në qendër të Tiranës, duke i nxitur, paguar, orkestruar jo për një Shqipëri më të mirë, po për ta kthyer përsëri mbrapsht Shqipërinë. Por këtë herë nuk do t’ia dalin sepse ai që thyen, djeg, shkatërron qendrën e Tiranës, nuk është populli shqiptar. Durim dhe kurajo, duhet ta kalonim edhe këtë me sa duket, sepse jo të gjithë e duan suksesin, paqen dhe sigurinë e Shqipërisë. Është përpjekja e tyre e fundit, përpara se sa ne të vulosim faqen e fundit të historisë së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zhurmën e kanë të madhe, shanset i kanë zero”, tha Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.