Politika
Rama: Lanë në harresë godinat kryesore të shtetit, sot ankohen se s’ka shtet
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot opozitën se gjatë qeverisjes së saj, la në harresë jo vetëm shqiptarët, por dhe godinat e institucionet në qendër të kryeqytetit dhe tani u bëjnë thirrje qytetarve që të ndrihen në protestë.
“Ja si i lanë godinat kryesore të shtetit në qendër të Tiranës këta që i thonë popullit ngrihu se mbete pa shtet!”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi sot në statusin e tij social “Facebook”, përveç komentit ku thumbon opozitën, sjell një set fotosh nga disa institucione për të ilustruar e faktuar argumentin e tij mbi gjendjen e disa institucioneve.