Ekonomia

Rama: Lufta kundër informalitetit do të sjellë barna më cilësore

Kryeministri Edi Rama, në një takim për informalitetin të zhvilluar me mjekët, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, theksoi se lufta kundër informalitetit do të sjellë barna më cilësore dhe të sigurta sepse “paralelisht me kërkesën për zbatimin e detyrimeve, do të angazhohemi të pengojmë ata që deformojnë tregun”.

“Nuk është e lehtë, por është e mundur. Duhet të paguash atë që të takon. Në vetëm 6 ditë, nga 1 deri në 6 shtator, krahasuar me këtë periudhë të dy viteve të kaluara, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 65 milionë dollarë në 82 milionë dollarë. Është simptoma e një transformimi që do të na çojë në shifra shumë herë më të mëdha”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “kontributet që secili i detyrohet shtetit, do t’i kthehen me investime”.

“Shteti nuk mund të jetë në lartësinë e duhur nëse Arka e Shtetit vidhet përditë”, deklaroi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button