🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.98 ▲3.78%
ARI 4,791 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,250 ▲ +0.92% ETH $2,210 ▼ -0.32% XRP $1.3524 ▼ -0.19% SOL $84.2900 ▲ +1.12%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲3.78 % ARI 4,791 ▲0.28 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.98 ▲3.78 % ARI 4,791 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Rama mbërrin në Preshevë, pritet me flamuj e me valle.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur pak para mesditës së sotme nga Beogradi në Preshevë. Gjithçka ka qenë e organizuar mirë në sheshin “Liria”, ku me qindra e mijëra qytetarë  të Luginës, kishin dalë për ta pritur Ramën me flamuj kombëtarë në duar, por edhe me këngë e valle popullore para pallatit të kulturës, ku kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me autoritetet vendore nga ku më pas do të mbajë edhe një fjalim.

rama_presheve

Ndërkohë Kuvendi Komunal në Preshevë e ka shpallur Ramën “Qytetar Nderi”. Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur për këtë rast, në prani të 23 këshilltarëve, kryeministri shqiptar u shpall “Qytetar Nderi” me votë unanime.

Vizita e cilësuar si historike në këtë trevë, ku nuk ka shkelur asnjë kryeministër apo president shqiptar për një vizitë zyrtare prej 102 vitesh, është shoqëruar në masa të larta sigurie.

Mësohet se do të jenë rreth 500 policë dhe punonjës të xhandarmërisë që do të kujdesen për mbarëvajjen e vizitës së Kryetarit të Qeverisë shqiptare në Luginë.

Masat e forta janë verejtur edhe në tarracat e ndërtesave pranë sheshit “Liria”, ku snajperistë ishin vendosur të pozicione të ndryshme, në gatishmëri për të reaguar në rast të ndonjë incidenti apo atentati të mundshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.