⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,186 ▲ +0.72% ETH $2,424 ▼ -0.44% XRP $1.3002 ▼ -0.35% SOL $104.0400 ▼ -0.64%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS, gazetarja Shkodrani: Në fokus siguria ushqimore

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këtë të hënë (27 prill) mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar socialist dhe qeverisë,

Gazetarja e RTSH-së Denada Shkodrani ka raportuar se çështja që ka marrë vëmendjen më të madhe është siguria ushqimore, një kërkesë e fortë e kryeministrit Rama, por edhe një kërkesë e rëndësishme që vjen nga BE.

“Kjo ka bërë të mundur angazhimin e të gjitha strukturave dhe agjencisë së sigurisë ushqimore, ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar kontrolle të vazhdueshme deri në përmbushjen e standardeve, edhe te një subjekt i vetëm, pasi ka me qindra subjekte që nuk përmbushin atë që kërkohet nga BE. Duket se siguria ushqimore, pas pronave, mbetet një çështje e rëndësishme që do të duhet të përmbushë vendi deri në anëtarësim në BE”, tha gazetarja.

Sikurse raporton gazetarja e RTSH-së, gjatë pjesës së parë ka pasur raportim nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla në lidhje me takimet që kanë nisur prej disa javësh në të gjithë territorin, ku ministra dhe deputetë kanë takime me qytetarët. Po ashtu, është bërë edhe raportimi më pas për zgjedhjet që po zhvillohen në të gjitha organizatat e PS.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka raportuar në lidhje me qasjen e tij të diplomacisë shqiptare, duke u përqendruar në negociatat në BE.

Po ashtu ka raportuar edhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka për detyrimet që duhen plotësuar në procesin e integrimit të vendit në BE.

Parashikohet që do të jetë vetë kryeministri Rama që do ta përmbyllë me fjalën e tij këtë takim.

Kujtojmë se qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.