Politika
Rama mbledh kryesinë e PS dhe ministrat
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim ministrat dhe Kryesinë e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm.
Takimi mbahet në Kryesinë e Kuvendit dhe drejtohet nga vetë Kryeministri Rama, ndërsa diskutohet për koordinimin e axhendës parlamentare.
Ndërkohë që në takim po diskutohet edhe për Reformën Zgjedhore dhe atë që pritet të ndodhë ditën e enjte në Kuvend, pas bllokimit të foltores nga Basha .
Të pranishëm në takim e sotëm janë të gjithë ministrat e kabinetit. Pas mbledhjes me kryesinë, kryeministri Rama do të ketë një tjetër takim, ku do të mblidhet grupi parlamentar i PS-së.