Rama: Me PDIU-në, së bashku në zgjedhjet e 21 Qershorit
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, ka pohuar finalizimin e një marrëveshjeje me PDIU-në, pas takimit që pati sot me kreun e kësaj partie, Shpëtim Idrizi.
“Së bashku me PDIU-në do të jemi në bashkëqeverisje dhe stacioni i parë i këtij bashkëpunimi do të jenë zgjedhjet vendore të 21 qershorit”, tha Rama, sipas të cilit, “në disa qarqe kontributi i PDIU-së ka qenë konkret”.
Z. Rama e ka konsideruar PDIU-në si një “partnere të rëndësishme”, me të cilën “do të shkëmbejmë opinione dhe do të vendosim për kandidaturat”.
I pyetur për emra konkretë të kandidatëve, Rama tha se nuk ka të tillë. “Nuk kemi emra konkretë, pasi kandidatët do të jenë konsensualë. Ne besojmë te bashkimi i kontributeve dhe jo tek ndarja e sinoreve”, shtoi ai.