Politika

Rama në Bruksel, takim me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Bruksel. Takimin e tij të parë kryeministri Rama e ka nisur rreth orës 11:30 me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

New-Microsoft-PowerPoint-Presentation“Takim tejet inkurajues me Presidentin e KE Juncker ku dëgjuam fjalët më të mira për reformat tona shtetndërtuese”, shkrua Kryeministri Rama në një postim në “Facebook”.

Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në orën 15:00 në Këshillin e Europës, ku do të takohet me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk dhe më pas do të jenë para medias në një konferencë për shtyp. Pas konferencës do të ketë një tryezë të gjërë diskutimi mes përfaqësuesve të Këshillit të Europës dhe delegacionit shqiptar.

11015753_1098216450204281_9074143724523316717_nKryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.

Temë e diskutimeve në Bruksel pritet të jenë zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, puna që po bëhet për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, por edhe masat kundër terrorizmit dhe situata në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button