Politika

Rama në Bukuresht, marrëveshje me Rumanine për mbrojtjen sociale

Edi-Rama_konference-ARKIV-317x2003Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bukuresht për një vizitë zyrtare. Pas takimit me kryeministrin rumun, Viktor Ponta, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp dy zyrtarët bënë të ditur nënshkrimin e një marrëveshje dy palëshe për mbrojtjen sociale.
“Nënshkruam një marrëveshje për mbrojtjen sociale, e cila i garanton qytetarët e dy vendeve për kontributet e tyre. Po ashtu ramë dakord dhe për një kuotë bursash për studentët shqiptarë që do të studjojnë në Rumani në fushën e IT-së”, tha kryeministri Rama. Ai bëri të ditur se palët po shkojnë drejt finalizimit të një marrëveshje për energjinë.
Në deklaratën e tij, kryeministri shqiptar kërkoi që Rumania ta njohë Kosovën dhe t’i bashkohet familjes së vendeve që e kanë kryer këtë akt.
“Rumania më në fund ta njohë Kosovën në mënyrë që t’i japë mundësi asaj të shkojë më tej në procesin e njohjeve, duke u përfshirë kështu në familjen e vendeve që e kanë njohur tashmë”, u shpreh kryeministri Rama nga Bukureshti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button