Ekonomia

Rama në Çorovodë: Beteja për zhvillim, rritja e cilësisë së qyteteve

Kryeministri Edi Rama është takuar me fermerët e zonës së Skraparit ku u shpreh se beteja për zhvillim është rritja e cilësisë së qyteteve.

“Do ndërtohet në çdo njësi adminsitrative hapësira që i thotë njerëzve që janë një komunitet. Kjo është një domosdoshmëri psikologjike për të pasur jetë sociale, jo për të jetuar të gjithë secili për vete e zoti për të gjithë”, tha Rama.

Kryeministri u fokusua dhe tek potenciale turistik i zonës, ku përmendi kanionet atraktive. “Kjo është zonë që ka një potencial të madh turistik që është shfrytëzuar në vite në mënyrë shumë primitive vetëm falë stërmundimit të disa njerëzve të apasionuar. Kanionet janë ndër më të bukurat dhe atraktivet dhe një bazë për zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Ne i jemi përkushtuar transformimit të qendrës që falë reformës territoriale mund të projektojë të ardhmen”, tha Rama

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button