Politika
Rama në Gjermani, angazhim për të zgjeruar bashkëpunimin bilateral në sferën ekonomike
(I përditësuar)
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e landit të Baden-Württemberg, Winfried Kretschmann. Në këtë takim dy kryeministrat janë angazhuar për të zgjeruar bashkëpunimin bilateral në sferën ekonomike.
Në faqen e saj në “Facebook” Ambasada e Shqipërisë në Gjermani shkuan, “Stuttgart: Takim konstruktiv i Kryeministrit Rama me Kryeministrin e landit të Baden- Württemberg, Kretschmann – Angazhim për të zgjeruar bashkëpunimin bilateral në sferën ekonomike”.
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Gjermani do të zhvillojë edhe një takim me bizneset gjermane për të promovuar mundësitë e investimeve në Shqipëri.