Ekonomia

Rama në Laç: Punësimi sfida jonë reale. Veliaj: Deri në nëntor 92521 të punësuar

Kryeministri Rama dhe ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ishin sot në qytetin e Laçit për të inauguruar hapjen e zyrës së punës.

158994Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se punësimi është sfida reale e kësaj qeveria dhe me hapjen e kësaj zyrë shënohet një hap përpara për këdo që kërkon punë. Ndër të tjera ai u bëri thirrje sipërmarrësve që brenda 31 marsit të paguajnë të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore të prapambetura për të përfituar në uljen e gjobave për shkak të vonesës deri në masën 80%.  “Sot në faqen zyrtare të shërbimit kombëtar të punës janë mbi 2 mijë vende të lira pune. Vetëm zyrat e punësimit në Tiranë dhe Durrës kanë punësuar mbi 2 mijë persona secila. Ndërkohë që vetëm sot nëpërmjet kësaj zyre pune këtu në Laç një kompani kërkon një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash për t’i punësuar. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se punësimi është sfida jonë reale, por çelja e kësaj zyre është një hap përpara për këdo që kërkon një punë”- tha kryeministri Edi Rama duke ftuar edhe një herë sipërmarrësit që brenda 31 marsit të paguajnë të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore të prapambetura.

Laçi është qyteti i dhjetë në Shqipëri që ka një zyrë moderne pune duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët që të gjejnë një punë”,tha Rama.  Ndërkaq ministri Veliaj u shpreh optimist për shifrat e punëismit. Sipas tij, deri në në fund të nëntorit janë punësuar 92521 persona. Shifra i referohet të dhënave të Sigurimeve Shoqërore dhe është bërë publike sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në ceremoninë e çeljes së zyrës së punës në Laç.  “Deri në fund të nëntorit të shkuar kemi patur një shtesë prej 92521 persona të deklaruar në sigurimet shoqërore. Këtë vitin e fundit unë kam dëgjuar shumë cinik se është e pamundur që qeveria jonë të mbaj premtimin për 300 mijë vende pune. Dhe unë po ju citoj sot atë që kemi në bordero dhe sigurimet shoqërore. Ndaj dua të falënderojë bizneset e zonës se janë ata punëdhënësit më të mëdhenj dhe më të qëndrueshëm”, – tha Veliaj në hapjen e këtij takimi.

Më tej ai bëri të ditur se kjo zyrë e re në Laç është e para e një serie zyrash pune në Veriun e Shqipërisë. “Ky është vendimi që kemi marrë që fokusi për 2015 do jetë kryesisht në veri të vendit. Jemi gati me zyrën e Punës në Kukës, më pas në Shkodër dhe në Laç”, – tha ministri Veliaj.  Më tej ai u shpreh se çdo sipërmarrës duhet të shfrytëzojë mundësitë që ofron shteti nëpërmjet fondit të nxitjes së punësimit. “Ne të majtët besojmë se nuk është ekonomia ajo që rrit punësimi, por është rritja e punësimit ajo që sjellë zhvillim ekonomik”, – tha Veliaj, ndërsa ftoi sipërmarrësit që të përfitojnë nga oferta e qeverisë për të paguar sigurimet shoqërore të prapambetura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button