☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,000 ▲0.46%
DOW 48,399 ▼0.28%
NASDAQ 23,867 ▲0.97%
NAFTA 91.79 ▲0.56%
ARI 4,824 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,939 ▼ -0.84% ETH $2,342 ▲ +0.39% XRP $1.3758 ▲ +0.45% SOL $84.4700 ▼ -0.8%
S&P 500 7,000 ▲0.46 % DOW 48,399 ▼0.28 % NASDAQ 23,867 ▲0.97 % NAFTA 91.79 ▲0.56 % ARI 4,824 ▼0.54 % S&P 500 7,000 ▲0.46 % DOW 48,399 ▼0.28 % NASDAQ 23,867 ▲0.97 % NAFTA 91.79 ▲0.56 % ARI 4,824 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Uashingtoni i kërkon Rusisë dhe separatistëve ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve në Ukrainë

SHBA-ja i kërkoi Rusisë dhe rebelëve separatistë ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve në lindje të Ukrainës duke shprehur shqetësimin e saj të madh për shkeljen e armëpushimit.

Jennifer-Psaki.2“SHBA-ja shpreh shqetësimin e saj të madh për përkeqësimin e situatës në Debaltseve dhe rrethinat e saj, në lindje të Ukrainës”, theksoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki në një komunikatë.

“Ne i kërkojmë Rusisë dhe separatistëve të ndërpresin menjëherë të gjitha sulmet”, shtoi ajo.

Armëpushimi më 12 shkurt ishte shumë i brishtë ndërkohë që luftimet vazhdonin rreth nyjës hekurudhore të Delbatseves dhe asnjëra prej palëve nuk nisën në mbrëmje tërheqjen e armëve të rënda nga linja e frontit ashtu si parashikohej në marrëveshjen nënshkruar në Minsk.

Sulmet kanë qenë më të dhunshme në qytetin e Debaltseves, qytet kyç mes Donetskut dhe Luganskut, dy bastione separatiste proruse ku mijëra trupa të ushtrisë ukrainase janë të rrethuar nga rebelët.

“Ne i kërkojmë Rusisë dhe separatistëve të kontaktojnë me OSBE-në për lehtësimin e armëpushimit (…) për zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre të marra më 5 dhe 19 shtator në Minsk”, nënvizoi zëdhënësja e SHBA-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.