Ekonomia

Rama në muzeun e Mercedes-Benz: Sipërmarrja gjermane, interes në rritje për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij ka në Stuttgart, kryeqendra e landit të tretë më të madh në Gjermani, Baden Wurttemberg, vizitoi dhe muzeun e Mercedes-Benz.

Me anë të një foto-albumi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama nënvizon se, reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes, po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj

“Në mjediset e muzeut fantastik të Mercedes-Benz me sipërmarrës të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, për mundësitë e investimeve në Shqipëri. Reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
Kryeministri Rama shoqërohej në këtë vizitë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Kryeministri Rama dje zhvilloi edhe një takim me Kryeministrin e qeverisë së Baden Wurttemberg, Winfried Kretschmann, ku u diskutua mbi mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit dhe u mbështet nevoja për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për vlerësimin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button