Politika

Rama në Rumani: Njihni Kosovën, për sigurinë e rajonit dhe të Evropës

Gjatë një vizite zyrtare në Rumani, kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij Viktor Ponta. Të dyja vendet kanë nënshkruar një marrëveshje reciproke të pensioneve, por para së gjithash, kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Bukureshti zyrtar.

1425030556ramaruamairamaGjatë një konference të përbashkët për shtyp, Rama tha se Shqipërinë e lidhin shumë gjëra të përbashkëta me Rumaninë, si kultura, studentët dhe historia.

“Kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen sociale dhe po shkojmë drejt finalizimit të një marrëveshjeje për energjinë dhe një marrëveshjeje tjetër për një kuotë bursash për studentët”, tha Rama.

Mes të tjerash, Rama i kërkoi Voktor Pontës të njohë Kosovën si shtet të pavarur: “Kërkesa ime e përsëritur dhe urimi im është që Rumania më në fund ta njohë Kosovën dhe t’i japë mundësi Kosovës që të shkojë më tutje në procesin e njohjeve.  Kjo është një çështje e përbashkët e sigurisë në hapësirën tonë të përbashkët në rajon dhe Evropë”, – u shpreh kryeministri.

Nga ana e tij, kryeministri rumun, mbështeti procesin e integrimit evropian të Shqipërisë: “Dëshiroj që Rumania të mbetet një nga mbështetëset kryesore në procesin evropian të Shqipërisë, – deklaroi Ponta. – Integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, do të thotë se është një mbështetje edhe për Rumaninë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button