Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 99.86 ▲3.03%
ARI 4,559 ▼2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,673 ▲ +1.74% ETH $2,261 ▲ +0.3% XRP $1.4698 ▲ +2.58% SOL $91.2700 ▲ +0.63%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.86 ▲3.03 % ARI 4,559 ▼2.7 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.86 ▲3.03 % ARI 4,559 ▼2.7 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Politika

Rama nga Estonia: Erdha dhe ju solla diellin, në Shqipëri nuk do gjeni simpati për Putinin

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal, ka folur për raportin midis Shqipërisë dhe Estonisë. Fillimisht Rama e ka nisur fjalimin e tij me disa batuta, duke thënë me humor se ka “sjellë diellin në Estoni” me ardhjen e tij. Nga ana tjetër Kryeministri ka falenderuar homologun e tij për mikpritjen dhe ka vlerësuar vullnetin e tij për mbështetjen ndaj Shqipërisë. Rama ka shkuar dhe më tej duke thënë se

“Së pari më lejoni që të saktësoj pak gjërat. Kur erdhët në Tiranë, ishte ditë me shi. Ishte gjithmonë ngrohtë, por ishte ditë me shi, sepse Keir Starmer e solli nga Londra. Sot është ditë me diell në Talin, sepse e solla nga Tirana.

Më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet që gjithmonë e kam imagjinuar si një laborator të së ardhmes. Dua thjesht t’u them qytetarëve estonezë që kemi admirim të plotë për ta, sepse në vend që të vazhdojnë të jetojnë në një muze, ata kanë vendosur të jetojnë në të ardhmen. Kjo e bën Estoninë atë qytet që jeton majë kodrës, sidomos për një vend si Shqipëria, sepse jemi të vegjël dhe kemi nevojë për një shembull të tillë.

Më duhet të them që u befasova shumë kur kuptova që kishte ushqim shumë të mirë këtu. Nuk ishte diçka që e prisja. Faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe si e ndatë me mua si ia dolët me sukses si vend për të bërë atë që ju e quani “Kërcimi i Tigrit” dhe mënyrën se si ju mendoni për ta bërë këtë kërcim të dytë.

Më lini t’ju them, me ju jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë atë udhërrëfyes estonez. Jam shumë mirënjohës kur më thatë se jeni gati të mirëprisni njerëzit tanë, të mësojnë prej jush dhe nga ajo që ju po bëni në sektorin arsimor, duke nisur nga fëmijët për t’i dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.

Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Ju përmendët ministren e IA, jemi shumë të lumtur t’ju a prezantojmë. Nga ana tjetër, më drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO, por nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë të jetesës.

Të vazhdojmë duke nisur që me mbylljen e kapitullit të negociatave. Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë në Shqipëri që nga 2023. Dua t’i them estonezëve që ndërkohë e lini vendin tuaj në errësirë, vini në kohë me diell në Shqipëri. Kështu që mund ta vizitoni Shqipërinë edhe në dimër. Gjithashtu, nuk do të gjeni simpati për Putinin atje, kështu që mund të vini lirisht. Jemi tepër të lumtur që jemi këtu dhe pres me padurim që të bëjmë më shumë së bashku. Prej kohësh keni treguar se të jesh vend i vogël nuk është kufizim. Faleminderit për këtë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.