Ekonomia

Rama: Operacioni për naftën, i njëjtë si ai ndaj vjedhjes së energjisë

Kryeministri Edi Rama, në një takim të organizuar për publikimin e detajeve për aksionin për cilësinë e naftës, deklaroi se qeveria aktuale do të “sillet” me naftën, ashtu siç bëri me çështjen e energjisë elektrike.

“E gjetëm vendin si një trup të shtrirë përtokë që kullonte gjak nga të gjitha anët dhe sektori i energjisë ishte shëmbëlltyra më kuptimplotë e kësaj hemorragjie. Njësoj siç bëmë me energjinë, ku u angazhuam në fillim për të ndalur hemorragjinë, po bëjmë të njëjtën gjë edhe me naftën”, tha kreu i qeverisë.

Rama shtoi se puna sapo ka nisur: “Kemi një bazë ligjore që mund ta thellojmë më tutje me këtë operacion. Gjatë vitit 2014 u shënua kthesa, por nuk është kryer ende kjo kthesë”.

Kryeministri theksoi gjithashtu se “kushdo që do të vijë në Shqipëri për naftën, duhet të jetë kompani me emër” dhe jo siç ka ndodhur deri dje, kur nafta jonë, sipas Ramës, është “shfrytëzuar në mënyrë kriminale” dhe “është lënë pas shkatërrimi që e vuajmë edhe sot e kësaj dite”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button