Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama do t’i adresohet sot me një fjalë Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.
Rama ndau në rrjetet sociale një fotografi pranë flamurit kombëtar në selinë e OKB-së, pak përpara adresimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.
“Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama krahas fotos.
Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vizitës, Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Gjatw njw mbrëmje gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, në fjalën e tij Kryeministri Rama u ndal tek miqësia shqiptaro-amerikane, duke e cilësuar si një marrëdhënie të veçantë dhe të qëndrueshme.
Ai foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 16 shtator u dënua me 25 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kryeministri është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili e përshkroi Thaçin si një figurë historike për Kosovën dhe shprehu kritika ndaj mënyrës se si është trajtuar nga aleatët ndërkombëtarë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.