🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.71 ▲0.27%
ARI 4,690 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,550 ▲ +3% ETH $2,140 ▲ +4.09% XRP $1.3347 ▲ +2.64% SOL $81.4300 ▲ +2.36%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.71 ▲0.27 % ARI 4,690 ▲0.12 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.71 ▲0.27 % ARI 4,690 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama paralajmëron nga OKB: “Drejtësia” do ulë korrupsionin në mënyrë të konsiderueshme!

Kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën në Drejtësi në Asamblenë E Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kreu i qeverisë tha se kjo reformë është proces i një pastrimi madhor, pasi largoi nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Rama deklaroi në OKB se për dekada me radhë korrupsioni në gjyqësor jo vetëm ndaloi bërjen e drejtësisë, por u shndërrua në pengesë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, sistemi i ri i drejtësisë, që po formësohet ngadalë edhe me ngritjen e institucioneve të reja, do ta ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, duke i hapur rrugë shtetit të së drejtës.

“Reforma e pa shembull në drejtësi, procesi i një pastrimi madhor, duke hequr gjyqtarë dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi, si dhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja. Korrupsioni në gjyqësor për dekada jo vetëm ndaloi bërjen e drejtësisë, por u shndërrua në pengesë.

Do ta bëjmë drejtësinë normën e ekzistencës sonë të përditshme. Sistemi i ri i drejtësisë formësohet ngadalë. Ne shpresojmë që ai do ulë në mënyrë të konsiderueshme korrupsionin, dhe do triumfojë shteti i të drejtës”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.