☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,318 ▼ -0.12% ETH $2,055 ▼ -0.11% XRP $1.2997 ▼ -1.21% SOL $79.6200 ▼ -1.67%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama për takimin me Dendias: Jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ranë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen Drejtësisë Ndërkombëtare.

Ndërkohë Rama tha se “jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës, çka përbën edhe një kthesë përfundimtare në historinë e marrëdhënieve tona”.

“Me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ramë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohemi Drejtësisë Ndërkombëtare, ndërkohë që jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës, çka përbën edhe një kthesë përfundimtare në historinë e marrëdhënieve tona”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau një foto nga takimi i përbashkët që u zhvillua sot në Tiranë.

Ministri i Jashtëm grek theksoi se kanë referuar çështjen e ligjit të luftës që Greqia mban me Shqipërinë dhe në lidhje me këtë temë ai shtoi se “Kjo gjë është një anakronizëm dhe jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinion publik shqiptar me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua  edhe me presidentin e vendit, Ilir Meta dhe me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.