☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,028 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,033 ▼ -0.63% ETH $2,319 ▼ -0.99% XRP $1.2793 ▼ -1.74% SOL $100.6400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,028 ▲0.49 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,028 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Edi Rama bëri një përballje në rrjet me një personazh që në rrjet u prezantua si protestues.

Një diss, siç quhet në gjuhën e komunikimit online, kishte si sfond një gjuhë rruge me sharje të Haçkajt, i cili ka kohë që ka hyrë në mjedisin publik shqiptar, duke thënë se është i arsimuar në universitetet më të mira në Zvicër, ku ai jeton.

Ai njihet si një përkrahës i PD-së dhe në vjeshtën e këtij viti u vetëkandidua si një nga kandidatët e mundshëm të Partisë Demokratike të Tiranës, për Bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq, ajo që e bëri më të “famshëm” në rrjet, ka qenë pikërisht kur i ndjeri Fatos Nano u shtrua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe humbi jetën.

Haçkaj, në ndërhyrjet e tij online i uronte vdekjen Fatos Nanos, duke e akuzuar se i ka marrë shtëpinë e gjyshit. Duket i referohej pjesës së banesës që familja e Nanos ka jetuar në kohën e diktaturës, por që më pas ish-kreu historik i PS-së ia dha ish-pronarëve duke lëvizur në një pallat.

Ndërkaq, në komunikimin që e përballi Edi Rama në faqen e tij, ai akuzonte kreun e qeverisë se ishte fajtor për humbjen e jetës së të atit të tij nga një sëmundje të rëndë.

Ai jeton prej shumë vitesh në Zvicër, ku në komunikimet mediatike thekson se ka punuar në poste drejtuese në shumë kompani të njohura, si dhe është bashkëthemelues i organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, të cilën e bashkëdrejton me Nador Bakallin, që jeton në Kanada. Evi Kokalari, akuzonte këtë të fundit para dy ditësh, se ka lidhje me personazhe të lidhura me Gardën Revolucionare të regjimit Iranian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.