Politika
Rama përsëri në zyrën e Ilir Metës në selinë e Kuvendit
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në zyrën e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Megjithëse publikisht Rama nuk ka deklaruar asgjë, nën “hije” bisedimet mes tij dhe kryeparlamentit vijojnë.
Takimi vjen dy ditë pasi ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dha dorëheqjen nga posti, dorëheqje e cila është kërkuar me sa duket nga kreu i LSI-së.
Meta paralajmëroi dje të tjera “impulse”, duke theksuar se dorëheqja e Naços i hap rrugë ndryshimeve të reja.