🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.71 ▲1.25%
ARI 4,034 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,778 ▼ -0.63% ETH $2,408 ▼ -0.96% XRP $1.3267 ▼ -1.09% SOL $104.6800 ▲ +0.18%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.71 ▲1.25 % ARI 4,034 ▼0.66 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.71 ▲1.25 % ARI 4,034 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët që prej 11 ditësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Përmes një akti simbolik, me vendosjen e blloqeve të betonit përpara Kryeministrisë, ku ishte shkruar fjala “Dialog”, Rama u ka bërë sërish thirrje studentëve të ulen në bisedime, duke theksuar se mbetet i gatshëm të përballet me çdo palë që beson te dialogu dhe te zgjidhja demokratike e mosmarrëveshjeve. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë nënvizoi se ftesa për dialog është përsëritur vazhdimisht dhe se ai është i gatshëm të takohet me studentët në çdo kohë dhe në çdo vend, për të diskutuar mbi çështjet që lidhen me të ardhmen e vendit.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog e gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend, në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, mirëkuptim e ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kryeministri bëri dallimin mes kundërshtimit politik dhe asaj që e cilësoi si përdorim të forcës dhe dhunës, duke paralajmëruar se, sipas tij, veprimet që shkelin ligjin do të përballen me përgjegjësi ligjore.

“Kundërshtia me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisht dialogut, ballafaqimit të pikëpamjeve, sado të kundërta, dhe bashkëjetesës demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama vijoi deklaratën e tij me akuza ndaj personave që, sipas tij, po përpiqen të përdorin protestën studentore për qëllime të tjera politike. Ai paralajmëroi gjithashtu ndjekje ligjore për çdo shkelje të konstatuar.

“Kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin e Antifës dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë dhe sipas shkallës së keqkuptimit të madh”, deklaroi Rama.

Kryeministri e cilësoi si të gabuar bindjen se një komuniteti të tërë mund t’i imponohet vullneti përmes dhunës, duke theksuar se përplasjet nuk mund të përcaktojnë drejtimin politik të vendit.

“Keqkuptim i madh ky, të mendosh se mund t’i imponohesh një komuniteti të tërë me gjuhën e gurit dhe zjarrit. Keqkuptim i madh që do të kthehet në mësim të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë”, tha ai.

Rama u shpreh i bindur se Shqipëria do të vijojë rrugën e saj drejt integrimit europian, duke përmendur edhe figurat historike Ismail Qemali dhe Skënderbeu.

“Shqipëria do të vazhdojë drejt dhe do të çojë në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit e Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së, që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh”, theksoi kryeministri.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.