Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar: Kjo është qeveria e re Shqiptare, emrat dhe ministrisë e shkrira
Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste e cilësoi si më të vështirin mandatin që mori nga zgjedhjet e 25 qershorit.
“Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është sfidë e vështirë. Ata fituan betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Kjo parti duhet të vendoset me kohë të plotë për të jetësuar koalicionin me qytetarin”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se “fitorja e 25 qershorit mund të jetë e para e një epoke të re politike ose e fundit nëse nuk e shohim që kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshtarin tonë më të rrezikshëm”.
“Fati i sfidës varet nga sa dhe si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjenja fatale e vetëmjaftueshmërisë”, deklaroi Rama.
Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti, ndërsa Senila Mesi do të jetë zv.kryeministre.
QEVERIA E RE:
Zv.Kryeministr Selida Mesi
Ministër Shteti për Diasporën Pandeli Majko
Ministër Shteti për Mbrojten e Sipërmarrësve Sonila Qato
Ministër i Jashtëm Ditmi Bushati
Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj
Ministër i Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministre e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministre e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave shkrihet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale e Punës- Arben Ahmetaj
Ministria e Arsimit – Lindita Nikolla
Ministria e Shëdetësisë merr me vete Kujdesin Social- Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjitikës shkrihet me Ministrinë e Infrastrukturës- Damian Gjiknuri
Ministrtia e Bujqësisë –Niko Peleshi
Ministria e Turizmi shkrihet me Ministrinë e Turizmit- Blendi Klosi