☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.07%
DOW 52,431 ▲0.1%
NASDAQ 26,495 ▲0.07%
NAFTA 101.84 ▲1.94%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,668 ▲ +0.58% ETH $2,334 ▲ +0.22% XRP $1.3193 ▲ +0.21% SOL $101.3700 ▲ +0.86%
S&P 500 7,728 ▲0.07 % DOW 52,431 ▲0.1 % NASDAQ 26,495 ▲0.07 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,728 ▲0.07 % DOW 52,431 ▲0.1 % NASDAQ 26,495 ▲0.07 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama prezanton paketën fiskale 2027: Rritet me 1% TVSH-ja për produktet jashtë shportës, 15% tatimi mbi dividentin dhe 30% pagat mbi 700 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga politikat e reja të taksimit në paketën fiskale për vitin 2027, duke njoftuar rritjen e normës standarde të TVSH-së me 1% për produktet jashtë shportës, rritjen e tatimit mbi dividentin nga 8% në 15% dhe ndryshime në pragjet e tatimit mbi pagat.

Rama bëri të ditur se norma e tatimit mbi fitimin e sipërmarrjes do të mbetet 15%, ndërsa rritja e tatimit mbi dividentin synon, sipas tij, një shpërndarje më të drejtë të barrës fiskale.

Rama tha rritja e TVSH-së do të shërbejë si një formë rishpërndarjeje, ku kontributi për mallrat jashtë shportës bazë do të ndihmojë në garantimin e saj për familjet që kanë vështirësi ekonomike.

“Rrisim me 1% normën standarde të TVSH-së, si një kompensim i ndershëm i kontributeve, në formën e një rishpërndarjeje. Thënë ndryshe, për të gjitha mallrat jashtë shportës, të gjithë do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë të vështirë ta përballojnë deri në fund të muajit të jetë e garantuar, si një solidaritet i arsyeshëm.

Nuk rrisim normën e tatimit mbi fitimin e sipërmarrjes, e cila mbetet 15%, ose në nivelin më të lartë në rajon. Ndryshe nga sa thuhet në portalet e paguara dhe ekranet e korruptuara, ne e tatojmë biznesin e madh me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor prej më shumë se 10 vitesh. Sot, normën më të lartë që ka rajoni e vendosim te tatimi mbi dividentin e tyre, i cili, duke shkuar nga 8% në 15%, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një tatim më të drejtë mbi fitimin e tyre, në funksion të lehtësimit të atyre që kanë më pak”, tha Rama.

Një tjetër masë e njoftuar është rritja e pragut të sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja. Sipas Ramës, nga ky ndryshim pritet të përfitojnë rreth 32 mijë tatimpagues të shtresës së mesme.

Gjithashtu, do të vendoset një prag i ri tatimor për pagat prej 700 mijë lekësh të reja, me një normë tatimi prej 30%. Rama tha se kjo masë synon, ndër të tjera, të kufizojë shmangien e tatimit mbi dividentin.

“Ulim barrën tatimore. Janë 32 mijë tatimpagues të shtresës së mesme që e kërkojnë prej kohësh këtë lëvizje: rritjen e pragut të sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë të reja. Këtë lëvizje nuk na e lejonte ekonomia deri dje, ndërsa sot na e jep mundësinë.

Vendosim një prag të ri tatimi mbi pagën prej 700 mijë lekësh të reja, ku norma e tatimit do të jetë 30%, në radhë të parë si një instrument për t’i mbyllur shtegun evazionit të dividentit”, tha Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.