Politika

Rama prezanton programin për të rinjtë në administratë

Gjatë prezantimit ditën e premte të programit për të rinjtë në administratë, kryeministri Edi Rama theksoi se, ky program do t’u vlejë të rinjve të përfitojnë përvojë.

“Është një program për vazja dhe djem të moshës 21-26 vjeç, për njerëz që kanë studiuar apo po i përfundojnë studimet dhe që u duket e pamundur të çajnë në administratën publike. Në një takim me fituesit e konkurseve, moshatarët tuaj më kanë thënë që kanë konkurruar edhe 6 herë, e në fund ia kanë dalë mbanë, pasi e kanë kuptuar përgatitjen që duhet për konkursin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi: “Intershipi do të ketë natyrë rajonale. Nuk do të ketë vetëm studentë shqiptarë, por do të ketë shkëmbim studentësh në numër të barabartë dhe me vendet e rajonit”.

“Për ata që do të dallohen, do t’u japim mundësi. Edhe nëse nuk hyjnë në administratën publike, me vete do të kenë diplomën dhe përvojën e punës në ndërmarrje të ndryshme”, deklaroi kreu i qeverisë, Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button