Politika

Rama: Projekt pilot me Deutsche Telekome për matësat, ja zonat ku do operohet në Tiranë

I pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja e Energjetike”, kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti një projekt pilotdo të nisënë Tiranë mbi sistemin e matjes së energjisë elektrike qe shpenzohet nga konsumatori. Bashkëpunimi do të jetë me gjermanët e “Deutsche Telekome” dhe TIM ndërsa zonat ku do të operohet fillimisht do të jenë disa në kryeqytet.

images“Deutsche Telekomi dhe TIM na kanë bërë një ofertë për të bashkëpunuar me një projekt pilot për efektshmërinë e matësave, që nga zonat si Bathorja, Alliasi, Autostrada, rruga ‘5 Maji’, zona te tregu, duke na dhënë të gjithë elementët si do të futemi në një proces të hapur dhe me cfarë termash. Por në 5 vite transformim t’i japim mundësinë cdo shqiptari që shërbimin ta ketë absolutisht serioz dhe korrekt jo mijëra lekë më shumë sesa konsumon, por qindarkë më qindarkë aq sa konsumon. Domethënë rritje e eficensës, ulje e humbjeve, racionalizim për cdo familje për OSHEE dhe clirim i dytë i Shqipërisë nga ky makth i madh që na ka shkaktuar injoranca në raport me këtë pasuri kolosale. Pasuri që duhet të ishte burimi kryesor i rritjes së pasurisë dhe jo shkatërrim”.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar se vetëm brenda periudhës dhjetor-­janar i janë bashkuar përpjekjes për të paguar energjinë që konsumonin duke i dhënë fund marrëdhënies abuzive me kompaninë e duke nënshkruar dhjetor-­janar 137.727 akt marrëveshje, pra 138 mijë konsumatorë që deri në dhjetor i rrinin mbi kurriz kompanisë.

Në konferencën e mbajtur në sallën e Kishës Ortodokse, Rama ka kërkuar ndjesë për gjithë qytetarët që presin cilësi të mirë shërbimi, por që nuk e marrin dot atë, duke fajësuar për këtë sistemin dhe infrastrukturën që u gjet.

“Merrni me mend Shqipërinë tonë ku me plote të drejtë bashkë me numrin që rritet të atyre që i bashkohen kornizës së ligjshmërisë, rritet edhe pakënaqësia legjitime për cilësinë ende shumë të ulët të shërbimit. Pse duhet ta imagjinojmë të gjithë së bashku sot vendin në raport me përpjekjen e vendeve të BE për të rritur eficencën e energjisë, sepse në vend pjesa e infrastrukturës shpërndarëse, transmetuese e prodhuese është e ndërtuar në vitete 70­80 dhe afër 90% e kësaj infrastrukure është 40 vjecare, e normal që kjo nuk arrin të përballojë nevojat shumë të rritura për konsum energjie në tërë vendin e normal, që jo vetëm në borën, përmbytjen apo furtunën më të parë kemi probleme të rënda si ato që hapësen edhe në prag të Vitit të Ri, por edhe në kohë normale kemi probleme jo të vogla, serioze për ata që i vuajnë të cilësisë së shërbimit, luhatjeve të tensionit e kështu me radhë. Qytetarët kanë të drejtë, dhe është një e drejtë që sot me të drejtë e kërkojnë tek ne, por edhe ne kemi të drejtën t’u themi që cka nuk është menduar, vizionuar dhe planifikuar e lërë pastaj realizuar në cerek shekulli nuk mund të zgjidhet me magji brenda më pak se dy vjetësh”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur në treguesit e OSHEE-së, Rama tha se, krahasuar me janarin e vitit 2013 në muajin janar të këtij viti humbjet u ulën me 128 % dhe krahasuar me muajin janar të vitit 2014 me 57 %.

Kjo ka sjellë 21 milionë euro më pak importe energjie, shumë e cila, sipas Kryeministrit Rama shkon për investime në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Ai u bëri thirrje qyetarëve të përfitojnë nga ulja e kamatvonesave deri në datën 28 shkurt, duke siguruar se ky do të jetë afati i fundit. Kompania tha ai ka detyrimin sot të mësojë të sillet e zhvillohet si kompani pa parë asnjërin në sy, por duke i kërkuar të gjithëve detyrimet.

“Nuk është OSHEE furgoni elektoral i partisë që fiton zgjedhjet, për ta ngarkuar me njerëz të paaftë dhe për t’i shëtitur derë më derë që të bëjnë pazaret e ulëta të fshehjes së detyrimeve. Biznese të mëdha paguanin më pak se një furrë buke”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sipas tij, OSHEE duhet të kthehet në një lider në tregun shqiptar për nga të gjitha aspektet”.

Kryeministri po ashtu i kërkoi OSHEE-së të lehtësojë banorët e prekur si rezultat i përmbytjeve. “I kërkojmë kompanisë të konsiderojë me një qasje alternative të prekurit nga përmbytjet në jug por edhe ata që janë përmbytur vite të shkuara në veri. Janë të përmbyturit e shtetit”, deklaroi shefi i qeverisë.

Ai u shpreh gjithashtu se që sot qytetarët mund të kryejnë pagesën e faturave të energjisë elektrike nga telefoni celular pa kosto nga qytetari.

ÇELA: RIMËKËMBJA, PO NISIM ME KONTROLLIN E 65 FIDRAVE DHE VENDOSJEN E 10 MIJË MATËSAVE INTELIGJENTË
Matja e energjisë elektrike në hyrje dhe në dalje të fidrave dhe tek çdo konsumator, për të eliminuar humbjet, do të jetë në fokus të disa projekteve që ka ndërmarrë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë këtë vit, në kuadrin e rimëkëmbjes së sektorit elektro-energjitik.

Kreu i OSHEE, Adrian Çela, ka bërë të ditur sot, gjatë konferencës “Rimëkëmbja Energjitike”, mbajtur në Tiranë, se sapo kanë nisur disa projekte për këtë qëllim.

“Në fazën e parë, – tha Çela, – do të mbikqyrim 65 fidra në disa qytete dhe aty do bëhet një kontroll i energjisë në hyrje dhe dalje. Do vendosen rezultate konkrete të performancës së drejtuesve dhe nëse ata nuk do t’i përmbushin, një tjetër do të duhet të zërë vendin e tyre.

Një tjetër projekt është ai i implementimit të 10 mijë matësve inteligjentë në zona të ndryshme të Tiranës. Ky do të jetë një test paraprak për të vendosur shtrirjen e tyre në të gjithë vendin.

Projekti i tretë është ai që do të transformojë plotësisht kujdesin ndaj klientit. Përmes instalimit të një aplikacioni online, çdo qytetar do të ndjekë drejtpërsëdrejti, statusin e ankesës së tij.

Së fundi, ne po lehtësojmë pagesën e faturave. Pra, jo vetëm në sportelet e OSHEE-s të Postës, por dhe nëpërmje celularit, bankës apo dyqaneve të shërbimit të telefonisë celulare. Të gjitha këto, me kosto zero,” – përfundoi Çela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button